Agjentët e BKH-së kishin informacione se ishte kthyer nga jashtë vendit dhe ishte strehuar në banesë, por… Detaje nga aksioni i SPAK në shtëpinë e “Rrumit të Shijakut” në Durrës

Detaje të reja dalin nga aksioni i policisë së shtetit dhe agjentëve të BKH-së Durrës pasi SPAK lëshoi 8 urdhër arreste.

Agjentët e BKH-së zbarkuan në banesën e Aleksandër Lahos pasi kishte informacione se ishte kthyer nga jashtë vendit dhe ishte strehuar në banesën e tij.

Por, Rrumi i Shijakut nuk është vendosur në pranga, pasi nuk është gjetur në shtëpi.