Kryetari i partisë Demokratike, Sali Berisha e quajti të dënueshëm veprimin e kryeministrit Edi Rama me ironinë që bëri në Danimarkë me presidentin amerikan Donald Trump.
“Është akt i qëllimtë, jo i rastësishëm i Edi Ramës. Akt i qëllimtë dhe i dënueshëm, i papranueshëm. Njerëz të afërt të Ramës, si Delina Fico, bën video ku shfaq presidentin Donald Trump si Hitlerin. Natyrisht Delina ka probleme se ka marrë 10 mln euro atje bashkë me atë Llagamin. Por ta krahasosh presidentin Trump në video me Adolf Hitlerin është i dënueshëm dhe absolutisht i papranueshëm. Mund të kesh mendime të kundërta por nuk mund ta krahasosh me diktatorin më të madh të botës”, tha ai mes të tjerash.
Kreu i selisë blu deklaroi edhe projektin për desorosifikimin e vendit, duke e lidhur kryeministrin me urrejtjen direkt të tij me presidentin amerikan.
“Pse ndodh kjo? Se janë kukulla të Sorosit, si Rama edhe Linda. Si mundet kjo? Të hapet mbledhja me video sikur Trump është Hitleri. Desorofikimi i vendit do jetë një nga qëllimet kryesore të opozitës në Shqipëri. Nuk shkoi dot klouni Rama në Amerikë, i lidhur me kartelet e drogës ai. Ndaj dërgoi edhe presidentin atje, por vetë nuk shkoi dot”, tha ai.
Berisha i bëri edhe një koment më të gjerë asaj që ndodhi në Danimarkë, duke e lidhur direkt edhe me faktin se Rama është “non grata” në SHBA.
“Në një akt të verbër, kukulla e Xhorxh Sorosit, mendoi se ky është shërbimi më i madh që mund t’i bëjë këtij të fundit. Por ky është shërbimi më i keq që Edi Rama mund t’u bëjë shqiptarëve. Me datën 1 shtator të vitit 2025, në forumin e Bledit në Slloveni, kukulla e Xhorxh Sorosit, Ramaduro, në fjalën e tij theksoi: askush nuk mund të thotë se ka ndonjë lloj paqartësie, por besoj se Europa nuk duhet të presë se çfarë do të ndodhë në anën tjetër të oqeanit me planin e paqes për Ukrainën. Europa është përmbi të gjitha paqe, është kultura e paqes, është paqja në kulturë”, tha Berisha.