Babai i Andi Malokut, që mbeti viktimë në atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoji në mbikalimin e Shkozetit më 1 Nëntor 2019, është përplasur në GJKKO me një nga të akuzuarit, Plarent Dervishaj.
Genc Maloku u shpreh se ka qenë Aleksandër Laho, i njohur si Rrumi i Shijakut, i cili ndodhej në makinë me prokurorin Arjan Ndoji kur ndodhi atenati, i cili i tha që pas vrasjes qëndron Plarent Dervishaj.
“‘Rrumi’ ma ka thënë i pari, pasi doli nga spitali se ‘e ka porositur Plarent Dervishaj’. Nuk kishte motiv me djalin tim, s’kishte pse qëllohej, dihet kush ishte motivi”, deklaroi ai para togave të zeza.
Gjatë fjalës së babait të viktimës, ndërhyri edhe Plarent Dervishaj i cili tha: “Më vjen keq për djalin, më vjen keq dhe për Arjan Ndojën, kanë qenë më të pafajshmit në atë atentat”.
Deklarata e tij solli replikën e Genc Malokut, ku ky i fundit iu drejtua “mirë për djalin të vjen keq, po mua pse donit të më vrisnit”.
“Hajde të takohemi ta them përballë”, iu kthye Plarent Dervishaj, duke shkaktuar përplasje mes tyre.
Pas debatit të fortë në sallë mes Plarent Dervishaj dhe dëshmitarit, Genc Maloku u shoqërua jashtë gjykatës.
Pjesë nga dëshmia në seancë:
Genc Maloku: Nuk ishte shofer zyrtar. Një muaj e ca shërbeu. As rrogën e dytë s’mori. Nuk më ka paraqitur ndonjë shqetësim, unë kam qenë në Itali pas 3-4 ditësh ndodhi ngjarja. Djali im shoqërohej me çuna të moshës së tij. Me Pëllumb Muharremin dhe Vullnet Muçën, nuk besoj se ka qëndruar me ta. Djali im është rritur në Tiranë. As me Arben Mërkurin. Fare.
“Rrumi” ma ka thënë i pari, pasi doli nga spitali se “e ka porositur Plarent Dervishaj”. Nuk kishte motiv me djalin tim. S’kishte pse qëllohej.
Dihet kush ishte motivi. As Rrumi, asnjë njeri s’më intereson. Mua më ka ikur djali 23 vjeç. Ma kthen ti dot djalin? Ma kthen?! Normal që nuk ka qenë djali im objektivi.
Ilia Ilia: Qartazi e nderuar që objektivi ka qenë Rrumi e nderuar. Siç dhe ne pretendojmë
Plarent Dervishaj: Më vjen keq për djalin. Më vjen keq dhe për Arjan Ndojën, ata kanë qenë më të pafajshmit në atë atentat.
Kur të ka përmendur Rrumi emrin tim, pse mendon se ta ka përmendur?
Genc Maloku: Nuk e di nga ka ardhur më tha në fillim. Por më pas, më tha emrin tënd. Por pa motiv.
Avokatja: Halit Valterin, si e njihni?
Genc Maloku: E pashë në parlament. Ishte më aktivi. E kontaktova me anë të njerëzve. USB m’u soll te porta në një zarf, e kam deklaruar në prokurori. USB e prisha unë.
Genc Maloku: Mërkuri, ka pasur pseudonimin, “Maneci”. Më ka ardhur një mesazh, “Si shpesh shkon nga prokuroria, më tha jam Plarent Dervishaj”. Është fakt, e kam denoncuar në komisariatin nr. 6.
Genc Maloku-Plarent Dervishajt: Mirë për djalin të vjen keq, po mua pse donit të më vrisnit. Nuk e kuptoj, nuk ju kemi bërë asgjë.
Plarent Dervishaj: Hajde të takohemi ta them përballë.
Debat i fortë në sallë mes Plarent Dervishaj dhe dëshmitarit.
Plarent Dervishaj: A ta ka përmendur Rrumi emrin tim?