“E pimë të gjithë një kafe? Si thoni?”/ Jozefina Topalli me vonesë në punë… (Video)

Komisioni parlamentar për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën nisi punën këtë të mërkurë, duke shënuar rikthimin e deputetes demokrate Jozefina Topalli pas tetë vitesh mungesë.

E ulur sërish në sallën e parlamentit, Topalli propozoi që seanca e parë të zhvillohej në një atmosferë më të qetë e miqësore, duke ftuar kolegët të pinin një kafe së bashku dhe të njiheshin më mirë me njëri-tjetrin.

“Po të më lejoni, do të ishte mirë ta relaksonim pak. Është dita e parë, të prezantohemi me njëri-tjetrin. Më falni, sapo erdha kërkova një kafe, çfarë thoni të pimë të gjithë një kafe, të votojmë kalendarin dhe ta mbyllim këtë punë? Pastaj kemi kohë për gjithçka tjetër,” – tha Topalli.