Trump paralajmëron Hamasin: E diela afati fundit për paqe, ndryshe shpërthen ferri

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka vendosur afatin e së dielës për Hamasin që të pranojë një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës në Gaza, duke paralajmëruar se “do të shpërthejë ferri” kundër grupit nëse nuk pranon kushtet.

Në një postim në Truth Social, ai shkroi:

“Një marrëveshje duhet të arrihet me Hamasin deri të dielën në mbrëmje, në orën GJASHTË (6) pasdite, sipas orës së Uashingtonit. Çdo shtet e ka nënshkruar! Nëse kjo MUNDËSI E FUNDIT nuk realizohet, do të shpërthejë një FERR siç nuk është parë ndonjëherë më parë kundër Hamasit. DO TË KETË PAQE NË LINDJEN E MESME, NË NJË MËNYRË APO NË TJETRËN.”