PD drejt bojkotimit të zgjedhjeve në Tiranë? Xhaferri: S’kemi më rrugë tjetër veçse…

Deputetit i PD, Besart Xhaferri, i ftuar në një emision televiziv tha se opozita është e dënuar të marrë pjesë në zgjedhje pavarësisht, që sipas tij, ato menaxhohen nga vetë kryeministri Edi Rama.

Ai tha se PD nuk mund të bojkotojë zgjedhjet sepse sipas tij, do të ketë të njëjtën katastrofë si në vitin 2019

Xhaferri: Zgjedhjet edhe kësaj radhe i menaxhon Edi Rama. Ne jemi të dënuar këtu dhe do të hyjmë në zgjedhje. Sepse ne na ndodhi njëherë një katastrofë. Kur flasim për 5 qershorin 2020, ishte sepse ne dogjëm mandatet dhe lamë dhe Bashkitë.

Ne do të hyjmë në zgjedhje gjithmonë, edhe sido që të jenë kushtet, por nuk do na ndalojë gjithmonë që mos ndryshojmë kushtet e zgjedhjeve. Tani je i dënuar për t’i bërë këto dy gjëra. Ne na vodhën mandatet, ata i morën ato mandate ekstra.