Në fshatin e thellë malor Turaj të Kukësit, bora dhe erërat e forta kanë sjellë probleme në rrjetin elektrik, duke lënë pa energji rreth 20 familje.
Telat e këputur e të bashkuar mes tyre kanë vështirësuar furnizimin, ndërsa ekipet e OSHEE-së janë ngjitur në terrenet e vështira në zonë dhe po punojnë pa ndërprerje mes dëborës për të riparuar defektet.
Sipas Drejtorisë Rajonale të OSHEE Kukës, reshjet e dëborës në të gjithë zonën e qarkut Kukës kanë rritur vështirësitë në terren, por grupet janë në gatishmëri të plotë për të garantuar furnizimin me energji edhe në këto kushte ekstreme.Ndërkohë, OSHEE Kukës thekson se i gjithë territori i qarkut Kukës, përveç zonës së prekur, furnizohet normalisht me energji elektrike. Në Turaj aktualisht po punohet për rikthimin e energjisë.