E FUNDIT/ Ngjarje tronditëse, gjendet një trup i pajetë

Një trup i pajetë është gjetur këtë të enjte në afërsi të hidrovorit të Tales, në Lezhë.

Banorë të zonës kanë konstatuar trupin dhe kanë njoftuar menjëherë policinë.

Forcat e rendit ndodhen aktualisht në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave.

Ende nuk është bërë i ditur identiteti i viktimës, ndërsa mbetet e paqartë nëse bëhet fjalë për një aksident, vrasje apo ndonjë ngjarje tjetër.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e personit dhe sqarimin e plotë të rastit.