:Reperi i njohur amerikan Sean “Diddy” Combs është dënuar me 50 muaj burg, ose më shumë se 4 vite, nga një gjykatë federale në Shtetet e Bashkuara.
Vendimi u dha në fund të një seance të tensionuar, ku gjyqtari hodhi poshtë kërkesën e avokatëve të tij për një dënim më të lehtë, prej jo më shumë se 14 muajsh.
“Ky nuk është një rast i zakonshëm” tha gjyqtari gjatë shpalljes së vendimit. “Dhuna, droga dhe elementët e shantazhit janë faktorë rëndues që nuk mund të anashkalohen. Dënimi duhet të jetë proporcional me pasojat që ka shkaktuar ky veprim kriminal.”
Sean Combs u shpall fajtor për transportim të personave për qëllime prostitucioni, një akuzë e cila u ngrit pas hetimeve të gjata që zbuluan një rrjet të organizuar dhe skandale të shumta të përfshira në jetën e tij private dhe profesionale.