Mister mbetet ngjarja në Tapizë, ku një automjet u gjet i shkrumbuar dhe brenda saj ndodheshin dy automatikë.
Paraprakisht ka dyshime se ka pasur përgatitje për atentat, ndërsa sipas burimeve deri më tani nuk ka raportime për ngjarje në zonën e Krujës.
Gjithashtu nuk përjashtohet mundësia që të jetë përdorur në ndonjë ngjarje që nuk është raportuar ende.
“Me datë 03.10.2025: rreth orës 21:30, në afërsi të një impianti për përpunimin e inerteve, në Tapizë, është djegur plotësisht një automjet tip “Peugeot”. Gjatë këqyrjes, në brendësi të tij janë gjetur dy armë zjarri automatike dhe një krehër. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit”, informoi policia.