Udhëtonin me “Audi” të armatosur, arrestohen 40-vjeçari me dy mbiemra dhe 31-vjeçarja! Tentuan të arratiseshin, por…

Policia ka arrestuar dy persona pasi udhëtonin me një mjet tip Audi të armatosur në lagjen “Apollonia” të Fierit.

Në pranga ranë 40-vjeçari Gentian Ndreko (Gentian Selaci) dhe 31-vjeçarja Ana Pelanaj.

Dy të arrestuarit u ndaluan pasditën e djeshme në lagjen “Apollonia” nga policia për kontroll në automjetin tip “Audi” ku udhëtonin.

Në momentin e ndërhyrjes së Policisë, drejtuesi i automjetit dhe pasagjerja kanë tentuar të largohen por janë kapur menjëherë nga efektivët

Gjatë kontrollit, në çantën marsup të 40-vjeçarit u gjet një armë zjarri pistoletë me municion luftarak.

Ndaj Gentian Ndreko (Gentian Selaci), banues në fshatin Sulaj, u ngrit akuza për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Ndërsa 31-vjeçarja, banuese në fshatin Portëz, për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Njoftimi i policisë:

Qarkullonin të armatosur dhe nuk iu bindën urdhërit të policisë për të ndaluar, vihen në pranga 2 shtetas.

Sekuestrohet një pistoletë me municion luftarak, automjeti dhe 2 celularë.

Pas informacioneve të marra në rrugë policore se me një automjet tip “Audi”, lëviznin shtetas të armatosur, shërbimet e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Fier me mbështetjen dhe të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, pasditën e djeshme, në lagjen “Apollonia” kanë ndaluar për kontroll automjetin tip “Audi” me të cilin qarkullonin 2 shtetas. Në momentin e ndërhyrjes së Policisë, drejtuesi i automjetit dhe pasagjerja kanë tentuar të largohen por janë kapur menjëherë nga shërbimet e Policisë.

Gjatë kontrollit, në çantën marsup të drejtuesit të automjetit, u gjet një armë zjarri pistoletë me municion luftarak.

Arma e zjarrit u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin dhe 2 aparate celularë.

Në vijim të veprimeve për rastin, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier u arrestua në flagrancë shtetasi G. N. alias G. S., 40 vjeç, banues në fshatin Sulaj, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe shtetasja A. P., 31 vjeçe, banuese në fshatin Portëz, për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.