“Kam qenë VIKTIMË e magjisë së zezë, kam qenë shumë keq”/ HABIT astrologia: KUJDES, bëhen me anë të…

Astrologia e njohur, Elena Demollari, ka qenë e ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën. Ajo ka lexuar letrat tarot duke parashikuar se si do të jetë muaji tetor për secilën shenjë të horoskopit.

Pjesë nga intervista:

A ka çifte që kanë qenë të ndarë dhe të kërkojnë të ribashkohen edhe pse tek e fundit ju nuk jeni magjistare?

Jo tek e fundit nuk jemi Zoti, po pjesërisht magjistarët bëjnë magji të zeza, që magjia e zezë 40 ditë zgjat dhe prishet. Sa më larg këtyre aq më mirë se nuk jemi te fusha e magjive të zeza. Nuk jemi dhe nuk kemi për të qenë, se pjesërisht po shikoj që thonë se duan një magji të zezë, ose një magji të bardhë.

Të kërkojnë?

Unë nuk i bëj këto gjëra se unë jam vetëm tek parashikimet, por janë gjëra që nuk bëhen, nuk është mirë të bëhen. Për arsye se shikoj që shumë njerëz bien viktima të tyre.

Me çfarë e bëjnë magjinë e zezë? Duhet të ruhemi nga ushqimet?

Unë kam qenë vetë dikur viktimë e magjisë së zezë. Në vitin 2022 unë kam qenë për herë të parë këtu në Top Albania Radio për një intervistë. Pasi mbarova intervistën, pas 2-3 ditësh unë u sëmura.

Nga xhelozia?

Nga xhelozia dhe kam qenë shumë keq. Vetja ime po bëhej një skelet, por pa u futur në arkivol. Dita-ditës vetëm bija, pastaj thashë po i jap kurajo vetes.

Si e zbulove që kishe magji të zezë?

Me anë të ëndrrave. Më del një plakë e vjetër dhe më thotë “unë kam marrë foton tënde, ma ka çuar dikush dhe më kanë porositur për të të bërë ty magji”. Dhe zakonisht magjitë bëhen me anë të fotove. Sado që ata të tentojnë nuk na bëjnë dot keq, nuk e kanë atë fuqi.