LAJM I FUNDIT/ 14-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i pallatit

Një vajzë në moshë të mitur përfundoi në spital pak minuta më parë me plagë serioze si pasojë e rënies nga lartësia.

Ngjarja ndodhi sot rreth orës 15:20, në lagjen nr. 14, raporton noa.al.

Policua lokale hedh dyshime se vajza është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte.

E mitura, ende pa mbushur 14 vjeçe, aktualisht po merr mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të rastit. /noa.al

Next