LAJM I FUNDIT/ Ngjarje e rëndë në vend, një i vrarë nga shpërthim i fuqishëm eksplozivi

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Sarandës duke i marrë jetën një personi.

Ngjarja ndodhi pak më parë në lagjen nr 3 të qytetit jugor bregdetar, raporton noa.al. Në foto shikoni pamje në vendngjarje të një mjeti të shkatërruar plotësisht.

Nga shpërthimi i një sasie të konsiderueshme lënde plasëse, ka humbur jetën një person ndërsa është shkatërruar plotësisht një makinë. I ndjeri u gjet në makinën që ishte hedhur në erë.

Policia lokale dyshon shumë se viktima është pronari i automjetit. Ai u gjet brenda makinës dhe rezulton shtetasi Isuf Jacaj, 57 vjeç, banor i Sarandës.

Viktimës i ishte bërë atentat dhe më herët, në vitin 2022, por kishte arritur të shpëtonte.

Gjithçka ka ndodhur sonte, rreth orës 22:50, në lagjen nr. 3, Sarandë, kur ka shpërthyer një sasi lënde eksplozive e vendosur në një automjet tip Toyota, në pronësi të shtetasit Isuf Jacaj.

Ky shtetas dyshohet se është edhe personi që ndodhej brenda në automjet i cili si pasojë e shpërthimit ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve, zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e saj ligjor.

Nga shpërthimi ka dëme serioze edhe në dida biznese përreth vendngjarjes./noa.al