I riu paraqitet në spital i plagosur me armë zjarri, policia sekuestron një automatik. Çfarë dyshohet për ngjarjen

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në qytetin e Shkodrës, ku një 30-vjeçar është paraqitur në Spitalin Rajonal me plagë të shkaktuara nga armë zjarri.

Sipas burimeve zyrtare nga Policia, shtetasi A. L., 30 vjeç, dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri, rreth orës 07:30 të mëngjesit. Menjëherë pas njoftimit, shërbimet policore dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje, ku kanë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri automatik, që dyshohet të jetë përdorur në ngjarje.

Aktualisht, i riu ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa hetuesit po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit.

Shkodër / Informacion paraprak

Rreth orës 07:30, është paraqitur për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër, shtetasi A. L., 30 vjeç, i cili dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri. Shërbimet e Policisë, së bashku me grupin hetimor, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur gjetjen e armës së zjarrit (automatik). Vijon puna për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.