Kryeministri Edi Rama, në episodin e 5-të të podcastit “Flasim”, perballe kandidates socialiste per Bashkine e Tiranes, Ogerta Manstirliu, ka folur për mandatin e katërt qeverisës, i cili sipas tij do të përqendrohet në lirimin dhe transformimin e hapësirave publike.
“Mandati i katërt ka nisur dhe do të bitiset për hapësirat publike. Dhe bazat ligjore që kemi marrë për ndërtimet pa leje, është një rrugëtim i joni, për të liruar të gjitha hapësirat në vendbanimet tona nga zaptuesit për të mbrojtur vendbanimet tona.Ky nuk është aksion, është misioni jonë për ta përmbysur që e kemi nisur viti pas vitit dhe mandate pas mandati.
Në Ksamil, Sarandë dhe Velipojë, ku janë vërejtur problematika të hekurta me çmimet, bashkitë do të marrin në menaxhim plazhet, muzika në zonat e banuara do të jetë e ndaluar.
Plazhi tradicional i Durrësit ka hyrë në një transformim rrënjësor. Do të bëjmë çmos që të gjitha qëllimet tona t’i realizojmë. Shëndetësia po hyn në një etapë tjetër”, tha kryeministri Rama.
Teksa e cilësoi procesin ndaj Veliajt si të dyshimte dhe me dy standarde, Rama shtoi se dekreti i presidentit Begaj është mëse kushtetues.
“Në 9 nëntor shqiptarët do të votojnë për kryetarët e bashkive. Zgjedhjet në Tiranë janë të jashtëzakonshme. Tirana mbeti pa kryetar si pasojë e një zhvillimi brutal me drejtësinë.
Veliaj mbahet në burg me standarde të dyshimta. Tirana nuk mund të presë. Kjo lokomotivë duhet të ecë. Ata që diskutojnë dekretin nuk kanë faj. Nuk kanë dije e shkollë”, tha Rama