Një burrë gjendet i vrarë me armë zjarri në Kurbin. Emri dhe dyshimet e policisë

Kurbin – Një burrë është gjetur i vdekur në rrethin e Kurbinit dhe të gjitha dyshimet të çojnë në një vdekje të shkaktuar nga qitje me armë zjarri.

Policia tha se sot në fshatin Gjormë, Kurbin, në banesën e tij është gjetur pa shenja jete shtetasi Lulzim Karaj, 50 vjeç.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 50-vjeçari është vetëvrarë me armë gjahu.

Hetimet e mëtejshme pritet të saktësojnë rrethanat e ngjarjes dhe shkaqet e saj. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin