Detaje të reja për vrasjen me eksploziv në Sarandë, viktima me precedentë njihej me nofkën “Bushi”

Policia ka bere e dije se 58-vjeçari Isuf Jacaj mbeti i vrarë mbrëmjen e djeshme në qytetin e Sarandës, pas një shpërthimi me tritol në makinën e tij. Ai ishte emër i njohur për precedentë penalë ne te shkuaren.

Shperthimi ndodhi rreth orës 23:30 në lagjen numër 3, në të njëjtën lagje ku të birit të Isuf Jaçajt, Klaus Jaçajt vetëm 3 muaj më parë i hodhën në erë mjetin me tritol.

Jacaj i cili njihej ndryshe edhe me nofkën “Bushi” ishte i njohur për policinë që para viteve 2000.Në qershor të vitit 2010, Jacaj mbeti i plagosur pas një konflikti me sende të forta në lagjen nr. 4, ndërsa në tetor 2011 i shpëtoi një atentati me armë zjarri, po në Sarandë.
Në korrik të vitit 2022, u përfshi në një tjetër përplasje, ku u arrestua me një përforcues grushti, ndërkohë që një tjetër person u kap me armë zjarri. Vitet e fundit “Bushi” merrej me sektorin e turizmit, duke transportuar turistë me skafin e tij në zonat bregdetare përreth Sarandës.

Policia po heton shkaqet e plota të atentatit, një nga pistat kryesore që po hetohet tani është ajo e hakmarrjes. Kjo vjen, pasi më 17 korrikut 2025 djali i viktimës, Klaus Jacaj, 31 vjeç, aktualisht i arrestuar për “përkrahje të autorit të krimit”, dyshohet se ka qenë i përfshirë në një ngjarje të rëndë kriminale.

Në atë ngjarje, Ramadan Zoto plagosi me armë zjarri dy persona, Gëzim Hajdaraj dhe Ernest Lama, në lagjen nr. 4 të Sarandës.

Vetëm pak ditë pas asaj ngjarjeje, më 21 korrik, një person i maskuar me maskë silikoni vendosi lëndë plasëse në automjetin e Klaus Jacajt, duke e shkatërruar plotësisht. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për identifikimin dhe arrestim e autorëve.