Krim i rëndë në familje në Fier, djali plagos babanë! Policia arreston 44-vjeçarin me…

Djali bën për spital babanë duke e goditur me send të fortë, në një debat të radhës që mund të kishte përfunduar edhe në krim të rëndë në familje.Ngjarja ka ndodhur në fshatin Hamil, teksa sipas burimeve zyrtare, 44-vjeçari i arrestuar është person i skeduar me probleme të shëndetit mendor.

I moshuari ndodhet në spital, ku po merr mjekimin e nevojshëm.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin O. H., 44 vjeç, banues në Hamil, me probleme të shëndetit mendor, pasi dyshohet se ka goditur me send të fortë babanë e tij, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”, tha policia vendore për hetimet paraprake të rastit.

Hetimet po i ndjek prokuroria për të zbardhur dinamikën dhe vlerësuar procedurat se si do veprohet me 44-vjeçarin, nëse do mbahet në paraburgim apo do dërgohet për mjekim në Spital Psikiatrik.