E rëndë/ Ndërron jetë minatori, u gjet pa ndenja nga punëtorët e tjerë në galeri

Një 61-vjeçar ka ndërruar jetë dy ditë më parë në një minierë në vendin e quajtur ‘Maja e Drenit’ në fshatin Cerujë të Klosit.

61-vjeçari me iniciale H. D., është gjetur pa ndjenja nga pnëtorët e tjerë të minierës rreth orës 11:30 në galerinë nr.5, e më pas ka ndërruar jetë.

Paraprakisht dyshohet se 61-vjeçari të ketë ndërruar jetë pas një arresti kardiak. Trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, Tiranë, për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore, ndërsa nga kqyrja paraprake, në trup nuk janë konstatuar shenja apo dëmtime që lidhen me incidente në punë.