Enea Kume, vëllai i deputetit të PS në qarkun e Durrësit Loer Kume, rezulton të ketë përdorur gjatë periudhës 2020 deri në 2021 dy aparate telefonike “Sky”.
Përmes përdorimit të këtyre dy aparateve, SPAK pretendon se Enea Kume, ka hyrë në komunikim me persona të Krimit të Organizuar në Shijak dhe Durrës, duke kryer vrasjen e Edmir Koçit alias Bregut në datën 21 janar 2021.
Kodet e Enea Kumes janë “2EBA8C” dhe “G4SJGK”. Ndërkohë mjaft biseda të tjerë janë në dorën e SPAK, ku Enea Kume, bisedon për ngjarje të ndryshme kriminale.
Në dosjen e SPAK del se Aldo alias Elidon Avdyli rezulton të ketë pasur trek ode përdorimi si “MG7G39”, “LPO41B” dhe “6VQ901”.
Gjithashtu me 3 kode përdorimi ka qenë i pajisur dhe Ermir Dedja, i cili mbeti i vrarë në 20 Maj 2025 në Durrës.