Ky është 31 vjeçari Imer Krrashi i cili tentoi t’i shpëtoj policisë gjatë një kontrolli pas informacioneve se ky shtetas qarkullonte me armë zjarri pa leje.
Krrashi përfundoi në prangat e bluve të kryeqytetit, ndërsa të dëmtuar mbetën 9 automjete dhe 1 motor.
Drejtuesi i motoçikletës, një punonjës policie jashtë shërbimit, po udhëtonte së bashku me bashkëshorten nga Liqeni Thatë në drejtim të zonës së Tegut, kur u përplas nga Krrashi dhe për pasojë përfundoi përpara një tjetër mjeti që u përfshi në aksident.
Dy të lënduarit ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.
31-vjeçarit iu gjet në makinë arma për të cilën forcat Shqiponja kishin dyshime që në momentin që e ndaluan.