Policia arreston Imer Krrashin, pjesëtar i grupit kriminal të Marklen Hakës

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me Imer Krrashin, i kapur sot nga policia, pasi fillimisht tentoi t’iu ikte forcave të rendit me automjetin, duke bërë dhe një aksident. Zbulohet se është pjesë e grupit kriminal të Marklen Hakës.

Burime për mediat bëjnë me dije se Imer Krrashi, 31 vjeç, është identifikuar si pjesë e strukturës së organizuar që drejtohet nga Haka.

Ajo që bie në sy është se Imer Krrashi, i cili aktualisht figuron me këtë emër, më herët ka qenë i njohur si Imer Masha, me origjinë nga Kruja.

Ndryshimi i identitetit ngre dyshime për përpjekje për të shmangur vëmendjen e autoriteteve dhe për të vepruar në prapaskenë.