“Ndaj shtetasit grek është bërë dhe një atentat tjetër”/ Gazetari sjell detajet: Ja pistat e hetimeve

Një shqiptar dhe një grek mbetën të vrarë mbrëmjen e të dilës (5 tetor) në rajonin e Mesinisë në Greqi. Ngjarja e rëndë ndodhi në ambientet e një kampingu në zonën turistike të Finikundas.

Sipas informacioneve të para nga autoritetet, rreth orës 20:30 të mbrëmjes, policia u thirr në kamping pas raportimeve për të shtëna armësh. Në vendngjarje u gjetën të pajetë dy persona.

Gazetari Etmont Guri në një lidhje direkte nga Athina, theksoi se autori i ngjarjes vijon të jetë ende në arrati.

Është një ngjarje që ka tronditur jo pak opinionin këtu pasi nuk ka shumë pista hetimesh.

Nisur nga fakti se ndaj pronarit grek i është bërë dhe një atentat tjetër pak ditë më parë, dyshohet se është i njëjti autor. Ka pak informacione mbi fizikun e autorit, besohet se është një djalë i ri, nisur nga shpejtësia e veprimeve që ai ka bërë.

Ishte i maskuar dhe i koordinuar mbase me persona të tjera. Emri i shqiptarit nuk është bërë i ditur ende, pasi dyshohet për një pistë hakmarrjeje, por kjo është shumë pak e dyshuar, për shkak se ndaj shtetasit grek është realizuar dhe një atentat i tillë”, raportoi ndër të tjera, gazetari Etmont Guri.