“Ndeshje e fortë dhe me emocione”/ Laçi, në konferencë: E kemi në dorën tonë, ja si fitojmë kundër Serbisë

Qazim Laçi ishte pjesë e konferencës për mediat dhe u shfaq krah Juljan Shehut. Mesfushori i Kombëtares tha se do të bëjnë maksiumin për 3 pikët dhe se çdo gjë është në dorën e tyre për fitoren.

“Përshëndetje, ashtu siç e thatë dhe ju e thatë do të jetë ndeshje shumë e vështirë, vendimtare ashtu siç thonë të gjithë, siç tha Juljani jemi profesionistë, jemi mësuar me presionin, secili te ekipi i vet. Objektivi është të marrim 3 pikët, sepse është shumë e rëndësishme për ëndrrën në Botëror, kështu duhet ta përgatisim në mënyrën më të mirë për të marrë fitoren.

Kur jemi me Kombëtaren duhet të japësh më shumë, e ke për detyrim se përfaqëson një komb, këto ndeshjet e fundit me ekipin por edhe me Kombëtaren kam dhënë maksimumin dhe kështu dua të vazhdoj, shpresojmë për fitore kundër Serbisë. Do ketë shumë emocione kjo ndeshje, por ne si profesionistë duhet të jemi të qetë, të kemi përqëndrim, të shikojmë çdo detaj, do të jetë kyçe, detajet bëjnë diferencën dhe aty do të fokusohemi për të marrë 3 pikëshin.

Nga ana jonë ndeshjet i shohim sipas kundërshtarëve, sidomos kur luajtëm në “Air Albania” edhe presionin nuk e patëm, patëm mundësi të fitonim pavarësisht se doli barazim. E kemi në dorën tonë, do futemi nga minuta e parë për të fituar. Statistikat ua lemë juve, do jetë pak ndryshe tani, ne presim ndeshje të fortë, e kanë ndeshjen në shtëpinë e tyre, ne do të përgatitemi”, tha Laçi.