Tërmeti i fortë godet vendin fqinj/ Lëkundjet regjistrohen me magnitudë 4.4 ballë, ndërsa epiqendra…

Tërmet me magnitudë 4.4 ballë të shkallës Rihter u regjistrua mesditën e sotme në rajonin Marche në Italinë qendrore.

Sipas të dhënave të Institutit Italian të Gjeofizikës, lëkundja u ndje edhe në qytetin e Ankonës, ndërsa epiqendra ishte rreth 35 kilometra larg bregut dhe me një thellësi fokale prej 8 kilometrash.

Sipas autoriteteve, deri në këto momente nuk raportohen të lënduar apo dëme materiale.