Një ngjarje e rëndë është shënuar pak çaste më parë te Gjykata e Apelit në Tiranë, ku ka mbetur i plagosur një gjyqtar.
Voxnews.al mëson se gjyqtari i plagosur është Astrit Kalaja.
Sipas informacioneve paraprake, gjyqtari Kalaja është qëlluar brenda në zyrën e tij.
Rrethanat e ngjarjes dhe gjendja shëndetësore e gjyqtarit nuk janë të qarta.
Ambulanca dhe forcat e policisë janë nisur menjëherë drejt vendngjarjes.
Lajmi në përditësim…