Vrau gjyqtarin Astrit Kalaja/ Publikohet VIDEOJA, momenti kur policia neutralizon autorin (Video)

Dalin pamjet nga Gjykata e Apelit, ku u qëllua me armë zjarri gjyqtari Astrit Kalaja. Në momentin që ai po dilte nga gjykata një person e ka qëlluar me armë duke e plagosur rëndë.

LEXO  Sulmi ndaj Iranit/ Izraeli merr ‘vendimin drastik’, mbyll …

Në pamje duket momenti kur ndërhyn policia dhe neutralizon autorin, i cili si duket nuk është larguar pas ngjarjes.

Burime bëjnë me dije se gjyqtari Kalaja, i cili u qëllua në ambientet e gjykatës u dërgua në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Traumës, ku më pas humbi dhe jetën nga plagët e marra.

LEXO  Festa private e Dua Lipës në Prishtinë, mungojnë VIP-at! Këngëtarja zgjedh romanticitetin me partnerin

Mësohet se i plagosur ka mbetur edhe një person tjetër, i cili ka qenë i pranishëm në ambientet e Gjykatës së Apelit.

Ndërkohë, në vendin e ngjarjes ka forca të shumta policore, të cilët kanë bërë të mundur arrestimin e autorit të ngjarjes, identiteti i të cilit nuk është bërë ende i ditur.

LEXO  Karim Adeyemi viziton memorialin e UÇK-së në Shtërpcë, e bën simbolin e shqiponjës

Lajme Te nGjashme