Autori i vrasjes së gjyqtarit brenda Gjykatës së Apelit, ja çfarë deklaronte dy vite më parë (Video)

Gjon Shkambi është autori i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja sot në sallën e Gjykatës së Apelit, si dhe plagosjes së dy personave të tjerë, babë e bir.

Dy vite më parë atë e kishin denoncuar 31 familje në Shkodër, duke thënë se u kishte marrë shtëpitë. Pas këtyre akuzave ai kishte dalë publikisht me një deklaratë për mediart duke mohuar akuzat.

Ja çfarë deklaronte dy vite më parë autori i vrasjes së gjyqtarit:

LEXO  Ndau Gjestin nga Egli? Flet për herë të parë Kaderi

Një ditë pas padisë në polici dhe akuzave të banoreve për thyerje të banesave dhe kërcënime, Gjon Shkambi, personi që pretendon se është pronari i ish-shkollës së rezervave në Shkodër, ka reaguar për mediat.

Ai thotë se është pronari i godinave ku jetojnë 31 familjet dhe pronat i ka me dokumentacion të rregullt dhe i ka fituar përmes proceseve gjyqësore.

LEXO  “Fëmijët duhet të trajtohen në spital”/ Mjekja mikrobiologe: ISHP konfirmoi 5 raste me salmonelë

Ai kërkon nga policia dhe përmbarimi, lirimin e pronave të tij.

Në vitin 2020, zyrën private të përmbarimit e kthyen mbrapsht me pretendimin se personi që pretendon se është pronari i tokës, ka dokumentet false dhe që atëherë çështja e 31 familjeve në lagjen “Skenderbeg” në Shkodër, po zvarritet neper dyert e institucioneve.

Por mbrëmjen e së hënës, banorët protestuan përpara komisariatit të policisë, pasi pretendojnë se personi në fjalë po dhunon banesat e tyre.

LEXO  Emri/ Ja kush është 15-vjeçarja nga Kosova që humbi jetën pas të shtënave brenda një shkolle në Austri

Banorët kanë arritur të filmojnë Gjon Shkamin, personin qe thotë se është pronari i godinës, teksa futet në shtëpitë e tyre pa leje.

Në vitin 1992, këto 31 familje, me vendim të bashkisë Shkodër janë vendosur në godinën e ish-shkollës së rezervave të ndërtimit. Banorët thonë se prona është akoma shtetërore dhe dokumentet janë falsifikuar.

Lajme Te nGjashme