Atentati ndaj gjyqtarit të Apelit, policia zbardh detajet: Autor është një …

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 15:40, në ambientet e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, gjatë një procesi gjyqësor, dyshohet se shtetasi E. Sh., 30 vjeç (palë në proces) ka qëlluar me armë zjarri drejt gjyqtarit, shtetasit A. K., dhe shtetasve R. K., 65 vjeç dhe E. K., 45 vjeç, atë e bir (pala tjetër në proces).

LEXO  Përkeqësohet situata me zjarrin në Lekël të Tepelenës, shpërthejnë edhe dy bomba të Luftës së Dytë Botërore

Si pasojë ka humbur jetën shtetasi A. K. dhe janë plagosur shtetasit R. K. dhe E. K, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin në ambientet e DVP Tiranë, të autorit të dyshuar, shtetasin E. Sh., si dhe kanë sekuestruar armën e krimit.

LEXO  Biseda telefonike mes Trump dhe Zelensky pas Samitit në Alaskë, ja cilët udhëheqës të NATO-së iu bashkuan

Në vijim do të jepet informacion më i plotë për ngjarjen.

Lajme Te nGjashme