Altin Bojnit është kandidati që socialistët kanë shpallur për Bashkinë e Matit lidhur me zgjedhjet e pjesshme që do të mbahen më 9 Nëntor.
Gazetar i News24, Enver Doçi raporton PS ia ka besuar garën për këtë bashki, Altin Bojnit drejtor i Shëndetit Publik dhe anëtar i Këshillit Bashkiak.
Në një mbledhje të zgjeruar të Asamblesë së Partisë Socialiste në Mat, strukturat drejtuese analizuan rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit dhe hodhën hapat e parë drejt organizimit për zgjedhjet e reja lokale të 9 nëntorit 2025, ku zyrtarizuan dhe kandidatin e tyre.
Ndërkohë, burime për gazetarin Doçi bëjnë me dije se sot pritet që opozita të zyrtarizojë kandidaturën e saj, ndërsa përflitet dhe një opsion për mbështetje të një kandidati të pavarur.