“Akt i paprecedentë”- Avokatja tregon momentet e tmerrit pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja: Isha brenda gjykatës, na kapi paniku…

Avokatja Brunilda Lika, e cila sot mori pjesë në homazhet në nder të gjyqtarit Astrit Kalaja, i vrarë dje në krye të detyrës në ambientet e Gjykatës së Apelit, u shpreh e tronditur nga ngjarja.

Në një prononcim për mediat, Lika theksoi se ajo ishte brenda godinës së gjykatës në momentin e ngjarjes dhe e përshkroi atë si një akt të paprecedentë dhe një këmbanë alarmi për sigurinë brenda sistemit të drejtësisë.

LEXO  Aksident i rëndë në Gjermani/ Përplasen tetë automjete, tre të vdekur, dy të plagosur

“Isha e pranishme në Gjykatën e Apelit. Të humbasë një gjyqtar jetën teksa jep një vendim për Republikën e Shqipërisë, është akt i paprecedentë. Pash trembjen që ndodhi në ambiente te gjykatës. U grumbulluan në një hapësirë ku ne avokatët mblidhemi. Nuk pash asgjë pasi gjendja ishte tronditëse. Kur u bë kjo gjë, na kap paniku. Është akt i paprecedentë, vrasja e një gjyqtari brenda sallës së gjyqit. Nuk pash asgjë, pasi nuk isha e pranishme në ambientin e sallës.”, tha avokatja.

LEXO  SPAK dhe Policia e Shtetit, zbarkojnë në Durrës/ Kontrolle ‘rrufe’, ndalohet në banesë Aleksandër Laho

Lajme Te nGjashme