“Jemi marrë vesh me të ‘gjatin”/ Ironia e Berishës për përgjimet e ‘Rrumit’: E ka për Ramën, s’mund të jetë Erion Braçe

Ish-kryeministri Sali Berisha nuk i ka kursyer batutat gjatë konferencës për mediat, teksa foli për disa përgjime të Aleksandër Lahos, “Rrumit”. Sipas Berishës, Rrumi fliste me dikë ku konfirmonte se me të ‘gjatin’ ishin marrë vesh, duke nënkuptuar kështu Ramën.

LEXO  “Koha juaj ka perënduar”/ Spiropali i pret fjalën Berishës në Kuvend, kreu i PD-së: Cila kohë?

Ai tha se i ‘gjati’ s’mund të ishte Erion Braçe.

“Rrumua thoshte; me atë të gjatin jemi marr vesh. Po kush është i gjati? Erion Braçe? E lexuar ça thoshte Rrumi?! Kjo është që të shfrytëzosh vrasjen e një gjykatësi. Është që të vrasësh për së dyti. Shkoi ai tjetri, ia numëroi, sa dha vendimin (vrasja e gjyqtarin).”, tha Berisha.

LEXO  Pse Greta Koçi “mbeti” gjithmonë 16 vjeç? Këngëtarja rrëfen historinë që nuk e dinim

Lajme Te nGjashme