Plagosja me thikë, kryebashkiakja në gjendje kritike për jetën! Policia arreston djalin 15-vjeçar, dyshohet se…

Kryetarja e bashkisë që u sulmua me thikë në Gjermani është në gjendje kritike, kurse djali i saj 15-vjeçar (i adoptuar), u mor me pranga nga oficerët pas dëshmisë se ajo ishte sulmuar nga disa burra në rrugë.

Kryetarja e sapozgjedhur e qytetit Hereddeke, Iris Stalzer, është në gjendje kritike pas goditjeve mëngjesin e sotëm para shtëpisë së saj. 57-vjeçarja ka plagë të shumta në bark dhe shpinë, ndërsa autoritetet po hetojnë motivet e sulmit.

Sipas informacioneve fillestare, Stalzer, anëtare e Partisë Socialdemokrate, u gjet e plagosur rëndë në apartamentin e saj në lagjen Hereddeke, North Rhine-Westphalia. Dy fëmijët e saj të birësuar, një djalë 15-vjeçar dhe një vajzë 17-vjeçare, ishin në shtëpi, të cilët njoftuan autoritetet, informon “Bild”.

LEXO  Dyshime për krim zgjedhor/ Sekuestrimi i telefonit të Elvis Roshit, policia tregon çfarë iu gjet tjetër në banesë!

Kur policia mbërriti në vendngjarje, 15-vjeçari u çua në makinën e policisë, u prangos dhe u vesh me një uniformë të posaçme për të ruajtur gjurmët e mundshme të gishtërinjve.

Sipas hetuesve, kjo u bë vetëm për të shmangur shkatërrimin e provave. Ai dyshohet se pretendoi se nëna e tij u sulmua nga të panjohur në rrugë.

Stalzer është në gjendje kritike, ndërsa mjekët po luftojnë për ta mbajtur gjallë. Për momentin, nuk ka prova që të konfirmojnë një motiv politik ose dëshmi për të dyshuarit që u larguan nga vendi i ngjarjes.

Në të njëjtën kohë, po hetohet mundësia që sulmi të ketë lidhje me incidente të mëparshme të dhunës në familje. Sipas “Spiegel”, verën e kaluar, vajza 17-vjeçare e Stalzer dyshohet se e sulmoi 57-vjeçaren me thikë në të njëjtën shtëpi. Dy adoleshentët tani janë nën hetim, ndërsa deri më tani autoritetet nuk kanë bërë zyrtarisht asnjë arrestim.

LEXO  Aksident i rëndë në Kavajë, humb jetën 45-vjeçarja

Iris Stalzer është një avokate e specializuar në të drejtën familjare dhe ka qenë aktive në politikën lokale në Herdecke për vite me radhë, duke marrë pjesë në këshillin e qytetit dhe komitetin e të rinjve.

Më 28 shtator, ajo u zgjodh kryetare bashkie me 52.2% të votave, me mbështetjen e të Gjelbërve, duke mposhtur kandidatin e CDU-së Fabian Konrad Haas. Ajo duhej të merrte detyrën në fillim të nëntorit, pas 16 vitesh administrim konservator në qytet.

LEXO  Duke shijuar kafen e mëngjesit, veteranët socialistë bëhen bashkë pas fitores së PS-së

Kancelari gjerman Friedrich Merz shprehu hidhërimin dhe tmerrin e tij të thellë për sulmin:

“Kemi marrë lajme për një akt të shëmtuar nga Herdecke. Tani duhet të sqarohet menjëherë. Kemi frikë për jetën e kryetares së zgjedhur të bashkisë Iris Stalzer dhe shpresojmë për shërimin e saj të plotë”, shkroi Merz në platformën X.

Kancelari gjerman shtoi se mendimet e tij janë me familjen dhe të dashurit e Stalzer, duke nënvizuar nevojën që drejtësia të vihet shpejt në vend për incidentin.

Lajme Te nGjashme