Vr*sja e biznesmenit në Itali/ Arrestohet shqiptari dhe 7 persona të tjerë. Zbardhen akuzat edhe për …

Tetë persona, përfshirë një oficer policie dhe një shtetas shqiptar, janë arrestuar në Itali për një sërë veprash penale, si trafikim droge, falsifikime, armëmbajtje pa leje, tentativë vrasjeje dhe komplot kriminal.

Katër prej të arrestuarve janë dërguar në burg dhe katër të tjerë janë vendosur në arrest shtëpiak, pas një hetimi të thelluar nga Prokuroria e Brescias dhe Karabinierët, i cili zgjati mbi një vit.

LEXO  E rëndë në Malin e Llogarasë, qëllohen me armë gjahu 22 kuaj të lirë

Në qendër të hetimit është një sulm i ndodhur më 1 mars 2024 në Montichiari, ku një biznesmen u qëllua tetë herë nga persona të maskuar. Ai i mbijetoi sulmit, por ndërroi jetë në shtator nga shkaqe të tjera.

Autoritetet dyshojnë se një shqiptar me precedent penal ishte autori i tentativës për vrasje, ndërsa një oficer i Policisë Vendore të Desenzanos akuzohet se ishte organizatori kryesor i një rrjeti kriminal që merrej me trafik droge në bashkëpunim me një biznesmen nga Bergamo dhe shtetas marokenë.

LEXO  ‘Pse Thethi e jo Jugu’, Rama nxjerr videon e resortit në Kepin e Rodonit: Marrja peng e mjedisit nga abuzuesit…

Gjatë hetimeve u zbuluan dy struktura kriminale të cilat përveç drogës, ishin përfshirë në falsifikim faturash dhe evazion fiskal, me transaksione fiktive që kapnin vlerën mbi 450,000 euro. Oficeri i policisë dyshohet se ka ndërmjetësuar për këtë aktivitet përmes kompanive fiktive të përfshira në sektorin e ndërtimit.

LEXO  “Atmosferë vere në mes të shtatorit”/ Meteorologia Porja bën parashikimin: Ja kur priten reshjet e shiut

Në total u zhvilluan 23 kontrolle ndaj të dyshuarve dhe 19 inspektime financiare në disa provinca të Italisë së Veriut, duke përfshirë Brescian, Milanon, Bergamon, Veronën, Mantovan, Ferraran dhe Rovigon. Hetimet u asistuan nga pajisje të specializuara teknologjike dhe njësi qensh të trajnuar për zbulimin e parave.

Lajme Te nGjashme