Humbi djalin në aksidentin me tren, babai shqiptar ndalon grevën e urisë në Greqi pasi i pranohen të gjitha kërkesat

Pas 23 ditësh grevë urie, shqiptari Pano Ruçi vendosi të ndalë protestën e tij pasi të gjitha kërkesat e tij u morën parasysh. Ai kishte kërkuar zhvarrosjen e djalit të tij, Denis Ruci, i cili humbi jetën në tragjedinë hekurudhore të Tempes, si dhe kryerjen e ekzaminimeve të specializuara.

Në një deklaratë të dhënë gjatë ditës së sotme, Ruci theksoi rëndësinë e transparencës së plotë në procesin e ekzaminimeve toksikologjike dhe të tjera, për të cilat tashmë është dhënë drita jeshile për zhvillimin e tyre.

LEXO  Dh*noi vëllanë dhe tentoi t’i digjte makinën, arrestohet në flagrancë 40-vjeçari

Ai rrëfeu se 23 ditët e grevës i ka përjetuar me shumë dhimbje dhe lodhje, por falë durimit dhe mbështetjes së njerëzve ka gjetur forcën për të qëndruar dhe shpresuar.

LEXO  Shkarkimi i Erion Veliajt sot me vendim të qeverisë, lëvizjet brenda PS! Edi Rama paralajmëron katarsis në Bashkinë e Tiranës

“Do të jem këtu derisa të marr përgjigje për të gjitha kërkesat e mia,” tha Ruci, duke shtuar se do të vazhdojë luftën derisa qeveria të konfirmojë pranimin e tyre.

Avokatja e Pano Ruçit, Zoi Konstantopulu, deklaroi mbrëmjen e së martës nga Sheshi Sintagma se:

“Sot drita mposhti errësirën. Me forcën e shpirtit të tij dhe të gjithë shoqërisë, Pano sfidon mekanizmat më të ashpër dhe të pamëshirshëm. Fshehja dhe skemat për të mbuluar të vërtetën nuk triumfuan. Rikthimi në qarkullim i dosjes me 3,000 faqe që dokumenton neglizhencat e institucioneve është dëshmi se lufta dhe këmbëngulja e tij nuk ishin të kota.”

LEXO  Nesër do të jetë dita më e nxehtë, temperaturat do shkojnë deri në 41°C në Berat

Lajme Te nGjashme