“Elvisi u çua nga karrigia dhe qëlloi disa herë gjyqtarin”, Kurtaj rrëfen tmerrin tek Apeli: Si i shpëtuam masakrës

Ervis Kurtaj, i riu që mbeti i plagosur së bashku me babain e tij Rakip Kurtaj gjatë vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja nga Elvis Shkëmbi ka treguar detaje nga ngjarja e rëndë. Ai ndodhej në sallën e gjyqit së bashku me babain e tij, si palë në procesin gjyqësor për çështje pronësie në Shkodër.

Para hetuesve Ervis Kurtaj ka treguar se: “Kur gjyqtari Astrit Kalaja mori vendim që ishte në favor tonin, në atë moment është çuar nga karrigia Elvisi dhe i është afruar duke qëlluar disa herë më armë zjarri. Në dukje ishte armë e vogël, por sa dëgjova krismat, kapa babin tim nga dora dhe nisa të largohem drejt korridorit ku sapo kam kaluar derën e sallës Elvisi u kthye duke qëlluar drejt nesh”.

45-vjeçari Ervis Kurtaj mori një plumb në krah i cili i doli në anën tjetër. Ai ka dal ditën e djeshme nga spitali dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Ndërkohë babai i ti, Rakip Kurtaj 65 vjeç ka marr dëmtime në brinjë dhe ndodhet ende në spital nën kujdesin e mjekëve, por jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja e rëndë ndodhi në 6 tetor rreth orës 15:30 në Gjykatën e Apelit në Tiranë, ku gjyqtari Astrit Kalaja po jepte vendimin u qëllua me tre plumba nga Elvis Shkëmbi të cilët i morën jetën. Përveç autorit të krimit është arrestuar edhe xhaxhai i tij, Gjon Shkëmbi, roja e sigurisë Banush Koxhaj, i cili dyshohet se lejoi autorin e krimit të hynte i armatosur në sallën e gjyqit. Dëshmia e Ervis Kurtaj pritet të zbardhë të plotë ngjarjen që tronditi institucionet e drejtësisë, por edhe opinionin publik në vendin tonë.

LEXO  U kap në Japoni duke ngrënë në rrugë akullore, turistja amerikane e pëson KEQ!

DINAMIKA
Në orën 13:42, në ambientet e sallës së pritjes për publikun të Gjykatës janë futur dhe kanë kaluar nga pajisja skaner (detektor), njëri pas tjetrit Elvis Shkambi dhe Gjon Shkambi. Në ekranin e detektorit është sinjalizuar prezenca e metaleve duke ndezur dritat e kuqe, por Banush Koxha, me detyrë punonjës sigurie pranë Gjykatës së Apelit Tiranë, ka qëndruar i ulur në karrige dhe nuk ka kryer asnjë veprim për kontrollin fizik të këtyre shtetasve apo regjistrimin e tyre në librin e protokollit, ku duhet të evidentohen të gjithë personat që hyjnë dhe dalin nga ambientet e Gjykatës.

LEXO  “Përgjithmonë vetëm!”- Shenjat e horoskopit që nuk duan dhe nuk do të kenë një lidhje

Elvis Shkambi dhe Gjon Shkambi qëndrojnë në hollin e pritjes së Gjykatës deri rreth orës 15:29, dhe më pas futen në ambientet e sallës së zhvillimit të seancës gjyqësore (salla nr. 3). Në orën 15:35, palët ngrihen në këmbë dhe, menjëherë pasi gjyqtari Astrit Kalaja shpall vendimin, Elvis Shkamb që ndodhej në sallë, nxjerr nga brezi një armë zjarri pistoletë dhe qëllon disa herë në drejtim të gjyqtarit, i cili, si pasojë e dëmtimeve të marra dhe pas ndihmës së parë mjekësore, ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spital.

LEXO  Vrasja e Liridonës/ Naim Murseli do i nënshtrohet ekzaminimit psikiatrik, ja për çfarë dyshon prokuroria

Njëkohësisht, pas këtij veprimi, autori i drejton pistoletën dhe qëllon një herë në drejtim të shtetasve Rakip dhe Ervis Kurtaj duke i plagosur të dy, të cilët aktualisht ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Pas ngjarjes, autori ka dalë nga salla dhe i ka dorëzuar armën shtetasit nëpunësit gjyqësor, për mbikëqyrjen dhe mbarëvajtjen e proceseve gjyqësore, në një tjetër sallë. Autori pas daljes në oborr, është neutralizuar dhe prangosur menjëherë nga punonjësit e Policisë

Lajme Te nGjashme