Kishte fshehur nën sediljen e fëmijës 10 kg heroinë, arrestohet 40-vjeçari shqiptar

Një 40-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane në autostradën Melegnano në Milano, pasi në makinën që po udhëtonte së bashku me familjen e tij, u gjet 10 kg heroinë e fshehur.

LEXO  Ledri Vula zbulon se ka të gdhendur në trup Sara Hoxhën — A do ta heqë tani që janë ndarë? Ja si u përgjigj ai

Gjatë një kontrolli të ushtruar në makinën e tij, oficerët zbuluan drogën e fshehur nën sediljen e fëmijës.

40-vjeçari u arrestua menjëherë dhe u transferua në stacionin e policisë për kontrolle rutinë, raportojnë mediat italiane.

LEXO  BBC jehonë zbulimeve arkeologjike në Liqenin e Ohrit: Vendbanim 8 mijë vjeçar

Ndërsa policia zhvilloi një tjetër kontroll në banesën e tij, ku u gjetën dhe sekuestruan tre kilogramëve të tjera heroinë.

Ndërsa hetimet vijojnë për të identifikuar rrjetin e kontakteve dhe destinacionin e substancës narkotike.

LEXO  Prishja e pazareve të drogës në Gjermani, Renis Dobra u mbyt me litar! Policia: Autorët tentuan ta hidhnin viktimën bashkë me automjetin në liqen, por trupi i 23-vjeçarit doli nga mjeti gjatë rënies

Lajme Te nGjashme