“Tashmë është miliardere”/ Selena Gomez nuk e ftoi në dasmë, aktorja që i dhuroi veshkën dhe i shpëtoi jetën: Jam shumë e…

Aktorja e njohur, Francia Raisa, që i dha Selena Gomez jetë të re duke i dhuruar një veshkë, ka reaguar pasi ylli i Hollywood-it nuk e ftoi në dasmën e saj.

Gjatë një interviste, 37-vjeçarja u shpreh se pretendimet për mosmarrëveshje mes tyre ishin vetëm “thashetheme”.

Ajo foli për dasmën e Selena Gomez me Benny Blanco, ku thuhet se nuk mori pjesë.

LEXO  “Jeta pas BBV ka ndryshuar 100%”, Rozana Radi zbulon për çfarë e kritikoi partneri

“Jam shumë e lumtur për të. Dhe shikoni… ajo ka një jetë dhe është tashmë miliardere! Jam mirënjohëse që munda ta bëja këtë për të”, tha Francia.

Pasi u pyet se çfarë do t’i thoshte kujtdo që po mendonte të dhuronte organe, Raisa theksoi se procesi ka të bëjë me shpëtimin e jetës së dikujt, në vend që të krijojë një lidhje të veçantë me të.

LEXO  U mundua të mos e thoshte, por Eliona Pitarka gjininë e bebit e zbulon përmes postimit prekës

“Është një donacion dhe është diçka e mirë që arrita ta bëj”, tha aktorja e njohur për veshkën që ia dha Selena Gomezit, duke shtuar:

“Jam mirënjohëse që jam gjallë dhe mund të them se kam shpëtuar një jetë”.

LEXO  Don Xhoni blen ‘Lamborghini Revuelto’, vlera e makinës luksoze i kalon 500 mijë euro

37-vjeçarja sugjeroi gjithashtu se dhurimi i organeve mund të jetë “më i vështirë” për gratë krahasuar me burrat, megjithëse nuk dha hollësi se çfarë mund të shkaktojë këtë ndarje gjinore.

Raisa i dhuroi një veshkë Gomez në vitin 2017, pasi aktorja u diagnostikua me lupus.

Lajme Te nGjashme