“Sapo u dha vendimi, zbrazi armën”/ Zbardhet dëshmia e njërit nga të plagosurit: Pasi vrau gjyqtarin, u kthye sërish…

Të tjera dëshmi dalin nga ngjarja tronditëse e ndodhur dy ditë më parë brenda në sallën e gjyqit në Gjykatën e Apelit, ku mbeti i vrarë në krye të detyrës gjyqtari Astrit Kalaja.

Ervis Kurtaj, ishte njëri nga të plagosurit dhe dëshmitar kyç i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja. Ai ndodhej aty së bashku me babain e tij, Rakip Kurtaj, edhe ky i fundit i plagosur, si palë në procesin gjyqësor ku ishte edhe familja Shkambi..

LEXO  Në kërkim nga GJKKO, kapet në Rinas 57-vjeçari! Akuzohet si pjesëtar i një grupi kriminal

Ai tregon se ngjarja ndodhi në çastin kur gjyqtari shpalli vendimin në favor të tyre. “Në atë moment, Elvisi u ngrit nga vendi dhe i’u afrua gjyqtarit duke qëlluar disa herë me armë zjarri,” ka deklaruar Kurtaj.

LEXO  Tjetër strofkull pr**titucion në Vlorë. Në hetim 2 punonjëse dhe 2 klientë. Në kërkim tutorja

“Sapo dëgjova të shtënat, kapa babin nga dora dhe nisa të largohem drejt korridorit. Kur po kalonim derën e sallës, Elvisi u kthye dhe qëlloi drejt nesh,” shtoi Kurtaj.

LEXO  Tërmet i fortë në Greqi, banorët dhe turistët të tmerruar dalin në rrugë

Të dy, babë e bir, mbetën të plagosur dhe u dërguan menjëherë në Spitalin e Traumës, ku morën trajtim mjekësor dhe tashmë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Lajme Te nGjashme