Trajneri i Serbisë nuk përmbahet, fjalë tronditëse të Stojkoviç: Ndoshta ju doni që të …

Atmosfera te Serbia nuk duket edhe aq e qetë, nëse bëhet fjalë për trajnerin Dragan Stojkoviç. Ky i fundit është vendosur shpesh herë në qendër të kritikave.

Stojkoviç është shprehur së fundmi se nuk e ndjen presionin, që mundohet të krijohet. Për më tepër, fjalët e tij ishin tronditëse pasi në konferencë tha edhe se ndoshta ndonjë prej tyre do që të vijë humbja ndaj Shqipërisë.

LEXO  Aksident në autostradën Levan–Vlorë, përplasen disa automjete, paralizohet qarkullimi

“Nuk e ndjej presionin. Ju jeni ata që e ndjeni presionin, ju gazetarët, ekspertët dhe kritikët e përhershëm. Ndoshta një nga ju do të donte që Shqipëria të na mposhtë”, u shpreh Stojkoviç në konferencë për shtyp.

LEXO  Aksident tragjik: Përplasen tre automjete, një i vdekur dhe dy të plagosur

Trajneri i Serbisë edhe më parë është shprehur se ka analistë që mbështesin Shqipërinë. Mediat në Serbi nxorën në pah emrin e Rade Bogdanoviç si një prej tyre./ PANORAMASPORT.AL

LEXO  ‘Ti nuk je vrasës!’ Miku i Elvis Shkambit ka dy fjalë për t’i thënë: Vrasëse ishte të kaloje jetën …

Lajme Te nGjashme