Humbi kontrollin e mjetit dhe ra në humnerë, vdes 51-vjeçari! “Më falni që ju shqetësova…”, fjalët e fundit të viktimës

Ka humbur jetën 51-vjeçari, i cili humbi kontrollin e automjetit dhe ra në humnerë në aksin rrugor “Qafë Mali–Fierzë”.

Viktima Prendush Kola, punonjësi i mirëmbajtjes së rrugës po kthehej në banesë, kur në vendin e quajtur Shkëmbi i Dardhës, mjeti i tij dalë nga rruga, duke përfunduar në greminë.

Me të dëgjuar zhurmën nga rënia e makinës, banorët e zonës kanë nisur kërkimet në terren dhe rreth orës 22:00 e gjetën të aksidentuarin me shenja jete.

LEXO  Kur do të vijë në Shqipëri? Parashqevi Simaku jep përgjigjen e shumëpritur

Sipas burimeve, në momentin kur është gjetur nga banorët, u ka kërkuar falje që i ka shqetësuar në atë orë të mbrëmjes.

Pavarësisht ndihmës së banorëve Prendush Kola ndërroi jetë, si pasojë e plagëve të shumta.

Për nxjerrjen e trupit të pajetë u angazhuan vec banorve te zones edhe zjarrfikesit e Fushë Arrëzit, të cilët e nxorrën trupin e pajetë rreth orës 01:00, ndërsa automjeti ende nuk është gjetur.

LEXO  Lista e kandidatëve! Përfundon numërimi i votave në Pogradec, kryeson PS, forcë e dytë Partia Demokratike!

Njoftimi:

Fushë-Arrëz / Informacion paraprak

Mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor “Qafë Mali–Fierzë”, shtetasi P. U., 51 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, i cili ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një humnerë.

LEXO  Ja pse Rama nuk u thirr në OKB, DASH e “ka futur në rreth të kuq”, paralajmërimi i fortë nga SHBA për kryeministrin…

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, forcat zjarrfikëse dhe ambulanca, por shtetasi P. U. ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Lajme Te nGjashme