Shkrumbohet plotësisht stalla e bagëtive në Pogradec, raportohen dëme të mëdha

Gjatë mbrëmjen së djeshme një stallë me bagëti është shkrumbuar plotësisht në fshatin Çërravë të Pogradecit.

Mësohet se dëme të konsiderueshme janë shkaktuar edhe në gjënë e gjallë. Duke qenë se stalla ndodhej larg fshatit, konstatimi për zjarrin është bërë nga i zoti vetëm mëngjesin e sotëm kur ka shkuar për të kryer shërbimet në stallë.

LEXO  A e dëmton kafeja shëndetin e zemrës? Ja çfarë thotë studimi

Ende nuk dihen shkaqet e këtij zjarri, ndërsa policia dhe grupi hetimor po merren me sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Lajme Te nGjashme