Hapet GoFundMe për Elvis Shkambin— mblidhen miliona lekë

Pas ngjarjes tragjike në Gjykatën e Apelit në Tiranë, ku gjyqtari Astrit Kalaja u ekzekutua me armë zjarri gjatë një seance gjyqësore, rrjetet sociale janë përfshirë në një valë reagimesh që kanë tejkaluar çdo kufi.

Ndërkohë që komente të shumta në rrjet kanë justifikuar apo madje edhe mbështetur aktin e dhunshëm të autorit Elvis Shkambi, së fundmi është hapur edhe një faqe GoFundMe për mbledhje fondesh në ndihmë të autorëve të krimit, Elvis dhe Gjon Shkambi, nën sloganin “Support for legal rights for all”.

LEXO  Prezantuesja e njohur vdes në një aksident ajror, pak momente pasi postoi foton e FUNDIT

Fushata, e shpërndarë dhe e organizuar nga një familjar i tyre, Francesk Shkambi, kërkon mbështetje financiare për të siguruar “mbrojtje ligjore profesionale dhe të pavarur” për dy të akuzuarit. Deri më tani janë mbledhur mbi 8000$.

LEXO  “Pa diçka që S’DUHEJ”, kush e EKZEKUTOI 20 vjeçarin në oborr të shtëpisë?

Në përshkrimin e gjatë të kësaj nisme, ngjarja e përgjakshme paraqitet si “pasojë e një sistemi të korruptuar drejtësie dhe dështimesh institucionale”, duke u përpjekur ta kthejë autorin e krimit në një simbol të “padrejtësisë shtetërore”.

LEXO  Përplasi me makinë të miturën, pranga 18-vjeçarit

Lajme Te nGjashme