Dyshohet se përmbajnë mbetje toksike, Prokuroria e Durrësit pritet të hapë sot 102 kontejnerët, mostrat do t’i nënshtrohen analizave laboratorike

Prokuroria e Durrësit pritet të hapë sot 102 kontejnerët që ndodhen në zonën industriale të Porto Romanos, me qëllim verifikimin e përmbajtjes së tyre dhe përcaktimin nëse bëhet fjalë për mbetje të rrezikshme apo jo.

Gazetarja Klodiana Haxhiaj, raporton se hapja e kontejnerëve është planifikuar të zhvillohet në mesditë, ndërsa mostrat e marra do t’i nënshtrohen analizave laboratorike për të përcaktuar saktësisht përbërjen dhe nivelin e rrezikshmërisë.

Hetimet po drejtohen nga Prokuroria e Durrësit, e cila ka kërkuar transparencë të plotë për këtë proces dhe për çdo të dhënë që lidhet me përmbajtjen e kontejnerëve.

Rasti është denoncuar fillimisht nga rrjeti Bazel, që ngriti dyshime se brenda kontejnerëve mund të ndodhen mbetje të rrezikshme të ardhura nga jashtë vendit.

Kontejnerët u kthyen në portin e Durrësit në fund të tetorit dhe, pas rreth dhjetë ditësh qëndrimi në radhë, u zhvendosën në zonën e Porto Romanos, ku ndodhen nën mbikëqyrje të rreptë policore dhe monitorim 24-orësh me kamera sigurie..

Next