I vetmi që “thyen” rregullat vendëse/ Serbia “zhduk” flamujt, por jo… Mirlind Dakun

Shqipëria do të luajë të shtunën në Leskovc kundër Serbisë, në një ndeshje deri diku të pazakontë për ambientin dhe frymën që po krijohet në këto ditë të fundit para sfidës. Veç vendimit për të ndryshuar stadiumin, Serbia ka marrë të tjera vendime të rëndësishme, për të synuar mbarëvajtjen e ndeshjes dhe një ndër to, është mbyllja e tribunave pas porte.

LEXO  I FUNDIT/ SPAK sekuestron fabrikën e cigareve në Librazhd

FIFA ka dënuar federatën serbe me mbylljen e stadiumit 20%, por i ka dhënë mundësi që në këtë ndeshje, të mbushë këtë tribunë me organizata që luftojnë racizmin, diskriminimin, me fëmijë ose edhe studentë. Megjithatë, serbët kanë preferuar të mos rrezikojnë asgjë dhe dy tribunat pas porte, do të jenë të boshatisura.

Në vend të tifozëve, janë vendosur dy flamuj të mëdhenj të Serbisë dhe mesazhe “Jo racizmit, po lojës së drejtë”. Një tjetër vendim i rëndësishëm, është ndalimi i simboleve shqiptare. Në tribuna, nuk do të lejohet asnjë flamur shqiptar ose simbol i Shqipërisë, teksa vetëm fanellat e lojtarëve do të jenë me flamurin tonë kombëtar, por ndryshimin e madh mund ta bëjë sulmuesi Mirlind Daku.

LEXO  Ndalimi i ‘TikTok’/ Media zviceriane: Rama po përdor Shqipërinë si laborator testimi për masa politike kontraverse

Ky i fundit, ka në shpatull një tatuazh që i dedikohet komandant Katanës dhe shpesh herë, serbët kanë pasur edhe reagime për këtë tatuazh duke e konsideruar si skandal, por nëse në ndonjë rast, Dakut do t’i grisej fanella nga futbollistët serbë në dyluftim për topin, atëherë komandant Katana do të “zbriste” në fushën e blertë.

LEXO  “O Tommaso Buscetta”- Tensione në sallën e GJKKO gjatë dëshmisë së Erion Alibejt

Lajme Te nGjashme