Vrasja e shqiptarit dhe pronarit grek, policia në gjurmët e autorit të krimit të dyfishtë! Dyshime se ka pasur bashkëpunëtor, testamenti i 68-vjeçarit “çelës” për zgjidhjen e misterit

Policia greke po shkon drejt gjurmëve të autorit të vrasjes së dyfishtë në një kamping në Finikounda. Zëdhënësja e policisë ka deklaruar se “mund të jemi duke iu afruar identifikimit të tij”.

Blutë kanë gjurmuar rrugën e ndjekur nga skuteri me të cilin u arratis vrasësi. “Kemi kontakt vizual me autorin, kamerat e panë atë”, tha zëdhënësja.

LEXO  Konflikti për trafikun e drogës, vritet ultrasi i Partizanit të Beogradit

Sipas saj, “ekzistenca e një bashkëpunëtori nuk është përjashtuar, pasi që nga momenti i parë pati informacione se ai nuk iu afrua zonës vetëm”.

Megjithatë, shpjegoi se “nuk jemi pranë një arrestimi, ndoshta po i afrohemi identifikimit, po flasim për një zonë hetimi shumë më të gjerë”.

LEXO  “Big Brother VIP Albania 5” po afron, këta janë emrat e mundshëm të konkurrentëve

Në të njëjtën kohë, motivi i autorit të krimit mbetet i panjohur, me oficerët e policisë që kanë marrë përsipër çështjen po shqyrtojnë me kujdes testamentin e pronarit të kampingut AMMOS në Foinikouda, i cili u vra të dielën në mbrëmje së bashku me mikun e tij shqiptar.

LEXO  Çmimi i naftës në botë drejt rënies më të madhe javore në dy vjet

Testamenti i fundit i 68-vjeçarit është hartuar tre ditë para vrasjes së tij dhe pjesën më të madhe të pasurisë ia la nipit të tij, i cili ishte gjithashtu dëshmitar i vrasjes së dyfishtë.

Lajme Te nGjashme