‘Sot në Kombinat, nesër te dera juaj’, Tabaku ‘shpërthen’ pas shembjes së biznesit me leje: Abuzim klientelist

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar pas shembjes së një biznesi në zonën e Kombinatit, pronari i të cilit kishte dokumentacion të rregullt ligjor, me leje dhe hipotekë. Tabaku u shpreh nga vendngjarja se ky është një tjetër rast i shëmtuar i abuzimit të pushtetit, ku shteti sillet si agjenci imobiliare që rrënon pronat e qytetarëve për interesa klienteliste.

LEXO  Aksident gjatë natës në bypass-in e Vlorës. Përplasen dy mjete

“Bashkë me Oneldën jemi në Kombinat, përballë rrënojave të një biznesi që shteti iu sul dhe e shkatërroi brenda ditës, megjithëse ishte në tokën dhe në biznesin e tij të ligjshëm, që paguante taksa ndaj këtij shteti,” u shpreh Tabaku në videon e publikuar në rrjetet sociale.

Sipas saj, kjo ngjarje është një shëmbëlltyrë e mënyrës se si qeverisja socialiste ka uzurpuar pronat dhe bizneset gjatë 12 viteve të fundit, duke shkelur të drejtat themelore të qytetarëve.

LEXO  Raporti psikik për vrasësin e motrës së tij, vëllai i Liridona Ademajt: Naim Murseli s’ka të meta mendore, e përdori për të zvarritur procesin

“Kur shteti të merr pronën pa njoftim, kur të shkatërron aktivitetin brenda ditës, pa asnjë vendim të formës së prerë, kjo s’është qeverisje — është abuzim me pushtetin,” theksoi ajo.

Tabaku paralajmëroi se pas rasteve të 5 Majit, Thethit, Vlorës dhe tashmë Kombinatit, askush nuk është më i mbrojtur përballë arbitraritetit të shtetit.

LEXO  Situata alarmante në Gramsh/ Flasin banorët e evakuuar nga zjarri: Helikopteri u vonua, u dogjën shtëpi e bagëti (PAMJE)

“Sot ndodhi në Kombinat, nesër mund të ndodhë te dera e shtëpisë suaj,” tha deputetja demokrate, duke u zotuar se do të vijojë të mbështesë banorët dhe pronarët e prekur, “deri në fund për të mos lejuar që padrejtësia të bëhet normë.”

Lajme Te nGjashme