Presidentja Osmani mandaton Kurtin për formimin e qeverisë

Presidentja Vjosa Osmani, në mbështetje të kompetencave të saj kushtetuese, ka nënshkruar sot Dekretin, me të cilin ka mandatuar Albin Kurti për formimin e Qeverisë.

Lajmi u bë i ditur përmes një njoftimi të Zyrës për media të Presidencës.

LEXO  Ekzekutimi i 29-vjeçarit Ermir Dedja, shkon në 5 numri i personave të përfshirë në atentat! Arrestohen dy prej tyre, ja roli në krim

“Ky vendim është marrë pas propozimit zyrtar të partisë Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka fituar numrin më të madh të ulëseve në Kuvend nga rezultatet e zgjedhjeve të mbajtura me 9 shkurt të këtij viti”.

LEXO  E burgosura 33 vjecare vdes në spital, çfarë thuhet në njoftimin e policisë

“Sipas Kushtetutës, mandatari për formimin e Qeverisë, z. Kurti, është i obliguar që jo më vonë se pesëmbëdhjetë (15) ditë nga dita e dekretimit, t’i paraqesë Kuvendit të Republikës së Kosovës përbërjen dhe programin e Qeverisë për miratim”

LEXO  Ulje temperaturash dhe reshje shiu/ Parashikimi i motit për ditën e premte

“Presidentja i ka uruar suksese Kurtit, kryeministër në detyrë, me shpresën që Republika e Kosovës sa më parë të ketë Qeveri me mandat të plotë kushtetues”, thuhet në njoftim.

Lajme Te nGjashme