Ulet sërish numri i tifozëve, zbulohet sa do të jenë në stadium për Serbi-Shqipëri

Në ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë në stadiumin e Leskovacit, pritet të jenë vetëm 4 mijë tifozë.

Kjo u zbulua nga Arjan Peço, i cili tha se iu konfirmua nga pjesëtarë të Federatës Serbe. Sipas tij, do të jenë rreth katër mijë tifozë në stadium.

LEXO  Sherri në Shkodër, identifikohet i lënduari dhe autori 28-vjeçar

“Atmosfera është e qetë. Kemi bërë disa biseda me anëtarë të Federatës Serbe. Është ulur me 30% kapaciteti i stadiumit. Mund të jenë rreth katër mijë tifozë për ndeshjen me Shqipërinë. Janë marrë masat nga Federata që gjithçka të shkojë mirë. Një stadium i vogël. Është atipike që një ndeshje si kjo të luhet në stadium të tillë”, tha ai

LEXO  Fillime dhe lajme të mira: Ç’do të sjellë ekuinoksi i vjeshtës për secilën shenjë të zodiakut

Lajme Te nGjashme